Asnjë gjurmë nga Klemend Balili, policia sekuestron 2 armë në banesë

498
Sigal

Policia e
Shtetit, e angazhuar që prej ditës së djeshme për kapjen e të shumëkërkuarit
Klemend Balili, mbi të cilin rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe
pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, nuk kanë mundur të bien në gjurmët
e 44-vjeçarit me gjithë kontrollet e kryera në banesën e tij dhe disa banesa
përreth ku dyshohej se personi i frekuentonte.

“Në kontrollet e kryera në banesat e shtetasve B. B dhe
Kelmend Balili janë sekuestruar dy armë gjahu gjysmë automatike (shotgan)
dokumentacioni i të cilave është në proces verifikimi nga ana e Komisariatit të
Policisë Delvinë”, bën me dije policia.

Gjatë këtij operacioni është bërë e mundur arrestimi në
flagrancë i shtetasit Berti Dosti, 36 vjeç, banues në Stjar të Delvinës, pasi
është kapur në flagrancë me një armë zjarri tip Zastava të kalibrit 7,65 mm në
automjetin të markës Volvagen Golf -5 në përdorim të tij.

“Policia e Shtetit do të vijojë intensivisht punën dhe
kërkimet për kapjen dhe vënien përpara drejtësisë të shtetasit Klement Balili
dhe çdo individi tjetër i cili mund të bëhet pengesë ligjore në kapjen e tij”,
thuhet në njoftimin e policisë.