Kërkohej për mashtrim, arrestohet 24 vjeçarja në Tiranë

333
Sigal

Pas disa kohesh në kërkim, policia e Tiranës ka vënë në pranga një 24-vjeçare.

Mësohet se vajza e re ishte me masë sigurie “arrest me burg” në mungesë për disa vepra penale, mes të cilave edhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”,

“Ndalohet shtetasja D. S., 24 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, njofton policia.

NJOFTIMI

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë është kapur dhe ndaluar shtetasja:

•D. S., 24 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.