Kërkohej në të gjithë Europën, i riu kapet në Vlorë, ja për çfarë akuzohet

331
Sigal

Një i ri i kërkuar në të gjithë Europën është kapur në Vlorë.

Bëhet fjalë për një 37-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, pasi akuzohej për shfrytëzim femrash për prostitucion.

Sipas policisë, Ergust Dumitru (Bubeqi), 37 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë është dënuar në 2018 nga Gjykata e Apelit Aquila me 9 vjet e 10 muaj burg

‘Ky person, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka shfrytëzuar për prostitucion disa vajza rumune, duke i detyruar ato përmes dhunës që të ushtronin prostitucion në qytetet Montesilvano, Città Sant’Angelo, Silvi dhe Pescara, gjatë periudhës janar-qershor 2007’, thuhet në njoftimin e policisë.

37-vjeçari akuzohet për shfrytëzim prostitucioni’, ‘Trafik narkotikësh’ dhe ‘Vjedhja me dhunë’.

Pas procedurave të arrestimit, Ergust Dumitru (Bubeqi) do të ekstradohet në Itali.