Kërcënoi me armë kushëririn, arrestohet 41-vjeçari në Kurbin

334
Sigal

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia e Kurbinit, pasi kanosi me armë zjarri kushëririn e tij.

Sipas policisë, në pranga u vu shtetasi me iniciale G.Ll banues në fshatin Dilbnisht, pasi pasditen e datës 23.11.2020, në fshatin Dilbnisht, Kurbin, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin Gj. Ll., dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

“Shërbimet e Policisë Kurbin, me të marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë vijuar me krehjen e zonës. Pas disa orësh ndjekjeje dhe falë bashkëpunimit me familjarët, shërbimet kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit G. Ll., si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës tip pistoletë të cilën e kishte hedhur në malin e fshatit”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtje pa leje”.