Keni plane? Parashikimi i motit për fundjavën, e diela sjell surpriza

207
Sigal

Fundjava po troket dhe shumë prej jush mund të kenë bërë plane. Por si do të jetë moti ditën e shtunë dhe të dielë?

Për ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore.

Për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të paqendrueshme.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu lokale kryesisht përgjatë relieveve malore, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1 deri 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek

Keni plane? Parashikimi i motit për fundjavën, e diela sjell surpriza