Keni ndërruar garderobën? Nuk duhet ta bëni, ja si do të jetë moti gjatë ditëve në vazhdim…

450
Sigal

Meteoalb parashikon se masat ajrore të rrethit Polardo të depërtojnë prapë drejt Europës Qëndrore, duke përfshirë edhe zonat Juglindore.

Meteoalb ben me dije se pritet “mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve”.

Parashikimi sipas Meteoalb

CESHTJA është: ditë VERE apo ditë DIMRI !

Pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht DITA E VERES pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.

Parashikohet që muaji MARS të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.