Kavajë/ Zjarr në një banesë, i zoti i shtëpisë dërgohet me urgjencë në spital

334
Sigal

Digjet banesa në katin e dytë në Kavajë, i zoti i shtëpisë gati pa ndjenja, nxirret nga zjarrfikësit! Një banesë është djegur në Kavajë, ndërsa momente të vështira ka kaluar pronari i saj, i cili është përpjekur të shuajë zjarrin por ka nisur të ketë probleme me frymëmarrjen dhe gati ka humbur ndjenjat. Nga burimet mësohet se ngjarja ndodhur pak më për ku një banesë në katin e dytë të një pallati 5 katësh në lagjen Nr.5 u përfshi nga zjarri. Nuk dihen ende shkaqet ndërsa në banesë ndodhej vetëm kryefamiljari. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë larguar pronarin e banesës nga vendi.