Katër arrestime në Tiranë, policia jep detajet

391
Sigal

Policia e Tiranës ka arrestuar katër persona, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe A.A., 34 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjate kontrollit fizik i janë gjetur një shumë monetare prej 30.000 lekë të reja të dyshuara të falsifikuara.

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A.A., 34 vjeç, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, gjate kontrollit fizik i janë gjetur një shumë monetare prej 30.000 lekë të reja të dyshuara të fallsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, ky shtetas ka tentuar të largohet për të shmangur kontrollin e tij, por është kapur dhe prangosur nga sherbimet e Policisë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B.V., 20 vjeç, pasi në rrugën “Besim Alla”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij,të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjesisë ligjore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F.K., 39 vjeç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për vepren penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.B., 38 vjeç, pasi në rrugën “Muhamed Deliu”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.55 mg/l. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.