Kastriot Caka: Festohet 50 –vjetori i maturës të vitit 1973 të shkollës pedagogjike “Pandeli Sotiri” Gjirokastër

18
Sigal

Nga Kastriot Caka, ish- Pedagogjikas

Rilindasi “Pandeli Sotiri”

Shkolla pedagogjike Gjirokaster mban emrin e Rilindasit të madh Pandeli Sotiri i cili drejtoi Mësonjtoren e parë duke bashkëpunuar me mësues dhe patriot të tjerë. Drejtori i parë i i shkollës arriti në Korçë me 150 abetaret e para. Kjo shkollë do të ishte kombëtare në të gjitha pikpamjet dhe laike, njëkohësisht do të ishte shkolla e të gjithëve.Praktika demokratike e trajtimit të nxënësve duke u dhenë fëmijve të varfër libra e flatore e pena pa pagesë Pandeli Sotiri ishte jo vetëm një mësues i dashur por dhe frymëzues i tyre. Hapja e kësaj shkolle ishte një ngjarje e madhe në histrinë e arsimit shqiptar sepse ishte një kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të shoqërive atdhetare të mërgimit. Po në atë vit u hapën edhe shkolla të tjera në Pogradec, Kolonjë, Berat, Vlorë, Gjirokastër ku kjo shkollë mori dhe emrin Pandeli Sotiri. Ai u lind më 1843 në Selck të krahinës së Lunxhërisë, në Vilajetin e Janinës. Së bashku me Petro Nini Luarasin mori mësimet e para në Qesarat nga Koto Hoxhi. Pandeli Sotiri, kudo që shkoi në Turqi, Rumani, Egjipt ai u shqua për aftësi të mëdha në zhvillimin e Arsimit Kombëtar. Sot shkolla pedagogjike në Gjirokastër mban emrin e Rilindasit të madh Pandeli Sotiri.

Pas 50 vitesh…

Mbas 50 vitesh matura e vitit 1973 organizon në Gjirokastër festën për të përkujtuar ditën e bukur kur nisën rrugëtimin e mësuesisë.. Eshtë bërë traditë që në cdo 5 vjetorë ata shkojnë në gjirokastër tek shkolla e tyre ku hodhën hapat e para të mësuesisë. Dikush nga pedagogjikasit shkroi ca vargje:

“Ne erdhëm këtu,

Një jehonë mali nesër na pret…”

Kështu nisi dashuria për dijen, për të shpërndar në çdo cep të Shqipërisë dijet. Dhe erdhëm në Gjirokastër mbas 5 vitesh për të festuar 50 vjetorin. Ata erdhën nga të gjitha krahinat , nga Skrapari, Vlora, Tepelena, Gjirokastra, dhe nga do, Ishin të zbardhur por në shpirt kishin akoma rininë e dikurshme kur erdhen këtu 15 vjecarë. Vërtet tani ishin 70 vjecarë por akoma rinorë, këndonin dhe kërcenin tërë zjarr. Përparim Musabelliu ia merrte këngës skrapalice dhe ngrinte dolli me shëndete duke e pirë dhe ndonjë gotë plot, Elmazia këndonte labçe , zëri i saj të ngallte emocion.Elmazia është si I themi energjia e festës, ku i mban gjithë pjesmarrsit me këngë dhe humor. Të gjithë ishin angazhuar dhe kishin ndonjë rol , Kastriot Fusha kishte vënë në dispozicion makinën e tij për shokët në mënyrë humane. Më emocionus ishte kur u ulën në bangat ku iëshin ulur 50 vite më parë. Sa kujtime të bukura kishin, po kujtonin sakrificat për të mësuar, mësuesit e asj kohe të apasionuar që shumica e tyre nuk jetojnë, kujtonin ish- drejtorin Hasan Sazani korrekt dhe të dashur., mësuesin e histirisë Aleko Pano, Niko Kajtazin, Ali Ficon Dhimitraq Qurkun që vjen ende në përvjetorë. i kujtojnë me nostalgji dhe dashuri sepse ata i futën në rrugën e dijes, i bënë mësuesit e ardhshëm, e sa e sa kujtime të bukura që nuk mbahen mënd të gjitha. Ata flisnin dhe nuk mbaronin , gjithçka që kishte lënë gjurmë tek ta , kujtonin me humor edhe ndonjë prapësi të vogël, edhe ndonjë zënkë të vogël që tani u vinte për të qeshur. Po kujtonim edhe ndonjë rromuz duke i etikuar sipas emrave anonym që u thërrisnim. Mua më humbën disa poezi dhe pas kësaj ma vunë emrin e poetit Zef Serembe. E kështu me radhe, disa e vunë vehten ne rolin e mësuesit, duke dhënë mësim në dërrasë. Kishin ardhur vajzat e Vlorës Tatjana , Vitoria, Veronika sic c u thërrisnim athere. Kishin ardhur cunat e Tepelenës Qazim Horaj, Baftjar Sulaj. e të tjerë Lavdije Hasani kishtte ardhur nga Amerika, Nazike Kapxhiu, Luan Hoxha, Pelivan Duro, Adil Kumbara nga Skrapari dhe të tjerë që nuk po I mbaj mënd, të gjithë me gëzim të madh në shpirt.. Nuk kishte gjë më e bukur . U bëmë fëmijë si në atë kohë . Rolin më të rëndësishëm aty e kishte pedagogjiksi Vasjar Ziaj dhe Luan Merxhani që ishin dhe organizatorët e aktivitetit. , të shqetësuar si do dilte takimi, ishin në merak që ti kënaqnin sa më shumë shokët dhe shoqet, gjë që doli në mënyrë perfekte. Vason ku nuk e shihje sa tek kënga sa tek organizimi duke kaluar tavolinë më tavolinë duke i përqafuar të gjithë. Luan Merxhani si mjeshtër i fjalës dhe i komunikimit na mbante vazhdimidht në korent duke na dhënë dashuri dhe gjallëri. Luani propozoj dhe për ta bërë takimin tani e tutje çdo vit , të radhës do ta bëjmë në Vlorë. Aty në këtë takim mernin pjesë dhe mësuesja e Vizatimit dhe Gjografisë , të mbajtura mirë , shumë të gëzuara që takoheshim mbas kaq vitesh. Luan Merxhani I shprehu mirënjohjen mësueses së vizatimit duke i thënë që nga ti e kam djalin sot arkitekt. Ja kështu kalonin minutat, orët dhe dita pa u ndjerë fare, por pa u çmallur plotësisht, sepse koha qe e shkurtër vetëm një ditë, gjë që do plotësohet në takimet e adhshme.