KAS provon akuzën e LSI, mungon raportimi i Pajisjes së Identifikimit Elektronik në Berat

334
Sigal

Lëvizja Socialiste për Integrim në një nga pretendimet që ka për rezultatin e 25 prillit në qarkun e Beratit, është se në shumë nga kutitë e votimit mungojnë raportet e Pajisjes së Identifikimit Elektronik PEI, e në disa kuti të tjera këto raporte janë ngatërruar me qëllim.

Ky pretendim është vërtetuar sot.

Në 6 kuti të hapura nga 24 që KAS dha dritën jeshile për të kontrolluar, në njërën prej tyre raporti i PIE mungon.

Në kutinë nr.3445 raporti i PEI nuk gjendet dhe për këtë arsye, do të numërohen firmat e të gjithë votuesve nga lista e zgjedhësve.

Të shtunën, KAS vendosi të pranojë kërkesën e LSI për të hapur kutitë e 24 qendrave të votimit, për të kontrolluar materialet zgjedhore brenda kutive.