Karta studenti dhe kredi të buta / Ja premtimet e Veliajt për 2021

352
Sigal

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u premtoi studentëve një kartë që do t’u leverdisë për ta përdorur kudo që shkojnë në Europë, si dhe kredi të buta për vitin 2021.

Këto janë dy nga pesë projektet e Veliajt për të ndihmuar studentët gjatë vitin 2021. Tre projektet e tjera të tij janë ndërtimi i akoma më tepër shkollave, bibliotekave dhe akademive të kodimit në kompjuter.

Veliaj ua prezantoi pesë prioritetet e tij për 2021 të dielën një grupi nxënësish gjjimnazi dhe studentësh universiteti.

“Mbështetja me kreditë e buta, shkollat e reja, karta e studentit, bibliotekat dhe akademitë e kodimit, janë pesë prioritetet e Bashkisë së Tiranës për të rinjtë për vitin 2021”, u deklaroi ai.

Kryetari i Bashkisë shpejgoi përfitimet e kartës për studentërt në Shqipëri dhe lajmëroi se ai do t’i shtrijë këto përfitime në të gjithë Europën e bashkuar gjatë vitit tjetër.

“Jemi në prag të firmosjes së marrëveshjes me Kartën Studentore Europiane, që automatikisht ajo të njihet edhe në vende te tjera. Duke bërë njësimin me Kartën Studentore Europiane, ajo do vlejë kudo në Europë”, tha ai.

Mirëpo karta e studentit është një pikë e shumë diskutuar, ku studentët pretendojnë se ajo nuk plotëson kërkesat e tyre bazike.

Një investigim arriti në përfundimin se 80 përqind e studentëve nuk e kanë përdorur asnjëhere kartën. Investigimi gjeti se shumica e shërbimeve që ofron karta janë në kafene, estetikë dhe palestër. Vetëm 4 shërbime janë për në kancelari dhe librari. Në një krahasim të kartës së studentit në Shqipëri me atë europiane, u gjet se kjo e fundit u jepte studentëve mundësi të përfitonin nga shërbime bazike që u nevojiten atyre.