Kapet 24-vjeçari nga Tirana, i shpallur në kërkim për plagosje të rëndë

250

Policia e Kamzës ka ndaluar një person të shpallur në kërkim për plagosje të rëndë me dashje, autor i ngjarjes së ndodhur më datë 17 shtator të vitit të kaluar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë nr 5, Kamëz, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim R. M., 24 vjeç, banues në Babrru Tiranë;

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ky shtetas më datë 17.09.2018, në qendër Babrru në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë të arrestuar më parë, ka goditur me mjete të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime të rënda në trup. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.