Kapet 20 vjeçari që torturoi qenin në Tiranë, policia e shoqëron në komisariat, ja çfarë mase u mor ndaj tij (EMRI)

Tiranë/Informacion shtesë

Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në një emision investigativ, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Sigal

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin:

-Mustafa Idrizi, 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.