Kapen 1.5 tonë kanabis në Turqi, droga vinte me gomone nga Shqipëria. Në pranga 3 shqiptarë 

Një sasi tepër e madhe kanabisi, prej 1.5 ton është kapur në provincën e Muglas në Turqi. Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë e operacionit janë arrestuar tre persona, të tre me origjinë nga Shqipëria.

Sipas deklaratës së Guvernatorit të Izmirit, hetimi që çoi në kapjen e kësaj sasie të madhe të kanabisit, është nisur nga një informacionin se një sasi e madhe droge do të sillej nga Shqipëria në rrugë detare.

Sigal

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Kryeprokurorët Publikë të İzmirit dhe Torbalit, pas ndjekjes teknike dhe fizike nga ekipet e Degës Kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar të Komandës së Xhandarmërisë së Provincës İzmir (KOM), u krye një operacion, nën koordinimin e komandës së xhandarmërisë së krahinës Muğla dhe komandës së rojës bregdetare.

Në operacion u sekuestruan rreth 1.5 ton kanabis, u ndaluan 3 të dyshuar dhe u sekuestruan 3 pistoleta.

Nga ana tjetër, sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se të dyshuarit e kanë sjellë drogën me skaf, më pas e kanë nxjerrë në breg dhe e kanë fshehur në zonën pyjore.