Vijojnë reshjet e borës në zonat malore në Korçë, trashësia deri në 60 centimetra

245
Sigal

Reshjet e borës në disa zona të qarkut të Korçës kanë vijuar përgjatë gjithë natës.

Reshjet janë regjistruar në zona të larta malore mbi 1000 m ndërsa trashësia varion nga 10 deri në 60 cm në zonën e Mashkullores.

Në segmentin rrugor të Dardhës nga kilometri i 8 deri në kilometrin e 12  trashësia ka shkuar deri në 12 cm ndërsa sa i përket zonave të tjera si Voskopojë apo Qafa e Qarrit janë regjistruar reshje të pakta dëbore të zëvendësuara herë pas here edhe me reshje shiu.

Ka pasur prurje të përrenjve nga mali i Gramozit në bashkinë Kolonjë, për të cilat po punohet për evitimin e problemeve të ndryshme.

Ka pasur ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në zonën e Gorës, bashkia Pogradec, si dhe në fshatrat Vithkuq dhe Panarit, bashkia Korçë.

Grupet e punës janë në terren për riparimin e defekteve. Të gjitha institucionet janë në monitorim të situatës.