Kandidati socialist, Vasil Llajo, “merimangë” me 11 kompani laboratorësh, ilaçesh e pajisjesh; batërdi me tenderë

13
Sigal

Me kompaninë laboratorike “Intermedica Center”, gjatë pandemisë “Covid 19”, Vasil Llajo, në pazare me ministren Ogerta Manastirliu dhe spitaleve rajonale, mori monopolin e analizave dhe furnizimin me materiale spitalore e laboratorike anti-covid. Ka gjithashtu edhe monopolin e tenderëve për protezat ortopedike, dhe është pjesë ilegale e ortakërisë në PPP e laboratorëve me mafiozin Janis Karathanos, të cilët kanë dhe 80% të furnizimit me reagentë, kite e pajisje mjekësore.

Pas burgosjes së Ilir Beqjes, vendosën që oligarkët e shëndetësisë, t’i përfaqësojë në parlament me Vasil Llajon, duke e futur në listën e kandidatëve për deputetë të Qarkut-Vlorë.

Në prezantimin si kandidat, u tha, se me Vasil Llajon 69-vjeç, skuadrës së PS i shtohet një fuqi e re, një qytetar e biznesmen i përkushtuar që i shërben njerëzve.

Ndërsa Vasil Llajo, në daljet publike, ka thënë se nuk iu fut politikës për të përfituar materialisht, por për të kontribuar në reformimin e parlamentit dhe zgjidhjen e halleve të qytetarëve.

E vërteta është, se kandidimi i Vasil Llajos, është lobim i grupit të oligarkëve të shëndetësisë, për të pasur një përfaqësues të tyre në parlament, ashtu siç kishin ish-ministrat Beqaj e Manastirliu.

Ndërsa lidhur me deklaratën e Vasil Llajos, se nuk i është futur politikës për të përfituar materialisht; e vërteta është, se bëhet apo nuk bëhet deputet, ai ka pëfituar, po përfiton e do përfitojë miliona euro tenderë në sektorin e shëndetësisë, nëpërmjet lidhjeve me krerët e pushtetit.

Kandidati i PS, Vasil Llajo, ka krijuar një rrjet “merimange” me 11 kompani laboratorësh, ilaçesh, pajisjesh e klinikash mjekësore, me të cilat futet në tenderë të sigurt klientelistë, duke bërë pazare me ministra e drejtorë në gara fiktive e të paracaktuara.

Kandidati socialist, Vasil Llajo, ka kompaninë “Intermedica Center”, që ka rrjet laboratorësh mjekësorë dhe aktivitet kurimi sëmundjesh në kushte spitalore e ambulatore, shërbim urgjence, obsetri-gjinekologji dhe import aparaturash e pajisjesh elektro mjeksore, me të cilën ka marrë mbi 12 milionë Euro tenderë, por prej vitit 2021 nuk deklaron bilancet financiare.

Ka kompaninë “SWISSMED”, me aktivitet import e shitje të paisjeve mjeksore dhe laboratorike, kiteve e reagentëve, materialeve mjekësore dhe dhënie me qira të aparaturave mjekësore shtetit, me të cilën ka marrë 5 milionë Euro tenderë, por prej vitit 2016 nuk deklaron bilance financiare.

Mjafton që SPAK të hapë dosjet e tenderëve mjekësorë, të tatimeve e doganave për 11 kompanitë e Vasil Llajos; dhe do zbulojë çudira të kontrabandës dhe evazionit fiskal; ndërsa qytetarët do mësojnë, se ky e ka patur dhe do ta ketë mendjen, të zhvasë shtetin dhe të sëmurët…

Ka kompaninë “LAYO”, për import pajisjesh e materialeve mjekësore, ortopedike, laboratorike e spitalore, me të cilën ka marrë 6 milionë Euro, por prej vitit 2023 nuk deklaron bilance.

Ka kompaninë “Aeskulap sh.p.k”, me aktivitet import pajisjesh mjekësore, tregëtim kite, reagentë, aparatura mjekësore e laboratorike, kurim sëmundjesh, shërbim obsetrik dhe dhënie aparatura, por prej vitit 2022 nuk deklaron sa milionë ka marrë nga shteti dhe as bilancet financiare.

Ka kompaninë “Klinika Akili”, ku është ortak 50% me Gert Peshkatarin, por prej vitit 2022 nuk deklaron sa milionë ka marrë nga shteti dhe as bilance financiare, si dhe kompanitë mjekësore, “Osla by Intermedica”, “EcoMed”, “Terra-Nova”, “Egian by intermedica”, “New Fragen by Intermedica” dhe “Lisus by Intermedica” me aktivitet laboratorik, ortak me ish-deputeten, Mimoza Hafizi.

Me kompaninë laboratorike “Intermedica  Center”, gjatë pandemisë “Covid 19”, Vasil Llajo, në pazare me ministren Ogerta Manastirliu dhe spitaleve rajonale, mori monopolin e analizave dhe furnizimin me materiale spitalore e laboratorike anti-covid.

Ka gjithashtu edhe monopolin e tenderëve për protezat ortopedike, dhe është pjesë ilegale e ortakërisë në PPP e laboratorëve me mafiozin Janis Karathanos, të cilët kanë dhe 80% të furnizimit me reagentë, kite e pajisje mjekësore.

Mjafton që SPAK të hapë dosjet e tenderëve mjekësorë, të tatimeve e doganave për 11 kompanitë e Vasil Llajos; dhe do zbulojë çudira të kontrabandës dhe evazionit fiskal, e mbase edhe pastrim parash në ndërtime; ndërsa qytetarët do mësojnë, se ky e ka patur dhe do ta ketë mendjen të zhvasë e fitojë sa më shumë nga shteti dhe nga njerëzit në nevojë./ Pamfleti