Kandidati i LSI: Tirana ende vuan nga problemet me ujin ku banorët nuk kanë ujë të pishëm, megjithëse çmimi është rritur me 40% nga viti 2018

160
Sigal

Kandidati për deputet i LSI në Qarkun e Tiranës, gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, Denis Hidri, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, ka reaguar pas publikimit të vendimit të gjykatës, vendim i cili tregon se uji i ujësjellësit në Tiranë nuk mund të pihet.

“Në shekullin e 21-të, Tirana ende vuan nga problemet me ujin ku banorët nuk kanë ujë të pishëm, megjithëse çmimi është rritur nga Bashkia e Tiranës me 40% nga viti 2018!”,- është shprehur Hidri gjatë reagimit të tij.

Reagimi i tij i plotë: 

Në shekullin e 21-të, Tirana ende vuan nga problemet me ujin ku banorët nuk kanë ujë të pishëm, megjithëse çmimi është rritur nga Bashkia e Tiranës me 40% nga viti 2018!

Nga vendimi i gjykatës pas analizave të bëra rezulton se uji i ujësjellësit nuk mund të pihet!