Kamioni përplaset me Benz-in, humb jetën shoferi 30-vjeçar në Fier

285
Sigal

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Patoz në vendin e quajtur “Portëz”. 30-vjeçari K.B., banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B, ndërsa në polici është shoqëruar drejtuesi i kamionit.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B.

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.