Kamëz, bllokohen brenda makinës së zjarrfikëses 13 persona

474
13 persona kanë mbetur të bllokuar brenda një automjeti të zjarrfikëses në Kamëz.
Sipas të dhënave paraprake mësohet 10 banorë të dy shtëpive në Valias i Ri, sëbashku me 3 efektivë të Shërbimit Zjarrfikës kanë mbetur brenda automjetit që kishte shkuar për t’i evakuuar si pasojë e përmbytjeve.
Në momentin kur makina po bënte të kthehej mbrapsht, njëra anë e automjetit ka përfunduar në kanal.
Kërkohet ndërhyrja e forcave të Ushtrisë me makina të mëdha, pasi është e pamundur që banorët të dalin nga mjeti.
Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari e cila po ndjek nga afër situatën.
Sigal