Jepet masa e sigurisë për doganierin e Kapshticës që aksidentoi për vdekje tre persona

560
Sigal

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg’ për shtetasin Olsi Belortaja, 47 vjeç, i cili tri ditë më parë aksidentoi tre persona në rrugën Bilisht-Kapshticë.

Sipas hetime shtetasi i cili punonte doganier në doganën e Kapshticës, ishte i dehur në momentin e aksidentit, në mbrëmjen e 30 qershorit.

Kjo sipas policisë është vërtetuar edhe nga dy testet e alkoolit të kryera.

Tashmë Belortaja do të përballet me tre akuza ndaj tij.

Ngjarja ka ndodhur më 30 qershor 2019, rreth orës 18:30. Olsi Belortaja, ishte duke qarkulluar me automjetin e tij të markës Benz me targë KO 775 0B në rrugën nacionale Kapshticë-Bilisht.

Në një pjesë të kësaj rruge, konkretisht në kryqëzimin e saj me rrugën e fshatit Kapshticë ishin duke udhëtuar si këmbësorë Anjeza Gani, Valmira Çuko dhe Semi Çuko.

Në këtë vend, automjeti i drejtuar nga Olsi Belortaja ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorët Anjeza Gani dhe Valmira Çuko, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit dhe ka goditur fëmijën e mitur Semi Çuko,të cilin e ka plagosur rëndë por më pas ka ndëruar jetë në një spital në Tiranë.

Menjëherë pas aksidentit Olsi Belortaja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është kapur në afërsi të fshatit Zëmblak nga punonjësit e Policisë Gjyqësore