Java e Inovacionit/ Startup Live Tirana shpall fituesit

480
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të “Startup Live Tirana”, ka mbyllur pasditen e djeshme javwn e inovacionit. Ky event u zhvillua për të katërtin vit radhazi, ku në dy vitet e fundit ka pasur edhe mbështetjen e Ministres së Shtetit për Inovacionin, Milena Harito. 
“Është vërtetë kënaqësi që po e mbyllim Javën e Inovacionit 2015 me këtë aktivitet që është një aktivitet Live, ku ju keni punuar për më shumë se 48 orë në këtë fundjavë të nxehtë. Nga mentorët tuaj mësova se keni qenë shumë aktivë, ka pasur shumë ide dhe madje shumë më të arrira se vitin e kaluar, që është dhe objektivi ynë. Pasi ne duam që nga stadi i ideve të kalojmë në projekte të zbatueshme dhe më pas në kthimin e tyre në biznese të suksesshme”, tha Harito. 
Në përfundim të aktivitetit Juria dha vlerësimet si më poshtë:
1-“SmartCharging” fitoi çmimin e parë dhe dy bileta per ne Festivalin e Pionereve ne Vjene qe do te mbahet me 28-29 Maj 2015 dhe nje Program Mentorimi nga Albanian Innovation Accelerator
2- “PartyON” fitoi cmimin e dyte
3- “Rest.al” fitoi cmimin e trete
4- Çmimi AIDA prej 300000 leke iu dha “Share Albania”
Sigal