Ja si digjen mbetjet në Durrës

342
Sigal

Nga Jamber Malltezi

1 video – 4 mësime
Digjen hapur mbetjet sot në mëngjes, Rr. Azem Hajdari, Durrës.

1. Nëse Bashkia do ishte e qytetarëve dhe jo e banditëve, Bashkia e Durrësit do kishte ndërhyrë menjëherë duke i ndërprerë kontratën me kompaninë që mbledh mbetjet, i vendos gjobë për dëmtimin e mjedisit dhe shëndetit të qytetarëve që duhet të thithin tymra qysh në mëngjes dhe duek i çuar në ndjekje penale keqbërësit.

2. Nëse Klosi nuk do ishte buratin në duart e krimit të organizuar, Drejtorin e Inspektoriatit Mjedisor në Durrës nuk do e caktonte Nicja, por do kishte marrë ndonjë nga mbi 500 të diplomuarit me Master apo mbi 100 doktore shkencash në çështjet mjedisore që do i dhimbte mjedisi dhe shëndeti i qytetarëve dhe do vepronte menjëherë dhe jo të fshihej apo të thoshte nuk ka ndotje edhe kur kanalet e kullimit të ujrave të mbyten nga nafta siç ndodhi javën e shkuar.

3. Nëse Edi Rama nuk do ishte peng i krimit të organizuar dhe oligarkëve qe i paguajnë rryshfete, do kishte nderhyrë duke ndaluar këto praktika dhe jo ti lejojë e pastaj të vetëshpallët shpëtimtarë edhe kur kapet duke vjedhur 15 milionë euro pa tender së bashku me bedelin Zoto dhe Alqi Bllakon për gjoja pastrimin e plehrave.

4. Nëse do kishte shtet ligjor, prokurorët nuk do i caktonte kunati i ministres së Edi Rames, nuk do i vetonte motra e ministres së Edi Rames, dhe nuk do i inspektonte vëllai i ministres tjetër të Edi Ramës. Për pasojë prokurorët e lirë e jo të kapur do mund të vepronin vetë, pa pritur të deklarojë kreu i krimit në qeveri se ke qytetar duhet të arrestojnë dhe kush na qenkërka armiku.

Pra, 4 mësime nga një video e thjeshtë pisanjosesh. Mjafton që secili të bëjë detyren dhe jo fasadën e pështirosur që ky të bëhet vend normal. Por mesa duket, Rama nuk e do vend normal, pasi në një vend normal vendi i Ramës do ishte në burg për vjedhje në qindra miliona euro në mënyra të përsëritur.

1 video – 4 mesimeDigjen hapur mbetjet sot ne mengjes, Rr. Azem Hajdari, Durres.1. Nese Bashkia do ishte e qytetareve dhe jo e banditeve, Bashkia e Durresit do kish nderhyre menjehere duke (i) nderprere kontraten me kompanine qe mbledh mbetjet, (ii) vendosur gjobe per demtimin e mjedisit & shendetit te qytetareve qe duhet te thithin tymra qysh ne mengjes dhe (iii) cuar ne ndjekje penale keqberesit.2. Nese Klosi nuk do ishte buratin ne duart e krimit te organizuar, Drejtorin e Inspektoriatit Mjedisor ne Durres nuk do e caktonte Nicja, por do kish marre ndonje nga mbi 500 te diplomuarit me Master apo mbi 100 doktore shkencash ne ceshtjet mjedisore qe do i dhimbte mjedisi dhe shendeti i qytetareve dhe do vepronte menjehere dhe jo te fshihej apo te thoshte nuk ka ndotje edhe kur kanalet e kullimit te ujrave te mbyten nga nafta sic ndodhu javen e shkuar.3. Nese Edi Rama nuk do ishte peng i krimit te organizuar dhe oligarkeve qe i paguajne rryshfete, do kish nderhyre duke ndaluar keto praktika dhe jo ti lejoje e pastaj te veteshpallet shpetimtar eshe kur kapet DUKE VJEDHUR 15 milione euro pa tender se bashku me bedelin Zoto dhe Alqi Bllakon per gjoja pastrimin e plehrave.4. Nese do kishte shtet ligjor, prokuroret nuk do i caktonte kunati i ministres se edi rames, nuk do i vetonte motra e ministres se edi rames, dhe nuk do i inspektonte vellai i ministres tjeter te edi rames. Per pasoje prokuroret e lire e jo te kapur do mund te vepronin vete, pa pritur te deklaroje kreu i krimit ne qeveri se ke qytetar duhet te arrestojne dhe kush na qenkerka armiku.Pra, 4 mesime nga nje video e thjeshte pisanjosesh. Mjafton qe secili te beje detyren dhe jo fasaden e peshtirosur qe ky te behet vend normal. Por mesa duket, Rama nuk e do vend normal, pasi ne nje vend normal vendi i Rames do ishte ne burg per vjedhje ne qindra miliona euro ne menyre te perseritur.

Gepostet von Abi Malltezi am Montag, 20. April 2020