Ja pse maturanti rrahu administratorin e provimit

467
Policia e Laçit ka arrestuar një maturant, i cili nuk pranoi të kontrollohej nga administratorët e provimeve. Sipas njoftimit, 18- vjeçari Floriol Myrta, maturant në gjimnazin e Mamurrasit, ka dhunuar administratorin që ishte caktuar për të ndjekur ecurinë e provimeve me zgjedhje, sepse nuk pranoi t’i nënshtrohej procedurave të kontrollit para se të futej në provim.
Maturanti ka qëlluar administratorin duke i shkaktuar lëndime. Më pas me nderhyrjen e policisë ka kundërshtuar fizikisht edhe efektivin që ishte në shkollë për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e provimit. “U krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Floriol Myrta, i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’ dhe ‘Goditje për shkak të detyrës’”. Materialet e mëtejshme, sipas Policisë, do të referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal