Ja kush është vaksina anti-covid që ofron 100 përqind mbrojtje 28 ditë pas injektimit

223
Coronavirus COVID-19 single dose small vials and multi dose in scientist hands concept. Research for new novel corona virus immunization drug.
Sigal

Një lajm i mirë vjen nga kompania që punoi vaksinën anti -covid Johnson& Johnson.

Profesori i Politikave Shëndetësore të Shkollës së Ekonomisë dhe Shkencave Politike të Londrës (LSE), Elias Mosialos flet për mbrojtjen 100% ndaj shtrimit në spital nga COVID-19 dhe 28 ditë pas marrjes së dozës keni 100% mbrojtje nga virusi.

Në një postim në Facebook, profesori shkruan se kompania dhe NIH gjithashtu deklaruan se vaksina ishte 85% efektive në parandalimin e ashpërsisë së simptomave të rënda të koronavirusit.

“Pra, duket se në Afrikën e Jugut, vaksina zvogëloi mundësinë e një infeksioni serioz ose kritik me Covid-19 me 81,7% dhe ishte 64% efektive në parandalimin e sëmundjes me simptoma të moderuara. Kompania gjithashtu tha që efektiviteti i vaksinës nuk u ndikua nga mbizotërimi i lartë i variantit Brazilian”,- tha gjithashtu Mosialos.