Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjetin social “X”, ku ka informuar lidhur me zjarrin në pallatin 10-katësh në kryeqytet në zonën e ish-parkut të autobusëve.
Erion Veliaj: Mirenjohje skuadrave zjarrfikese, emergjencave & policise per reagimin e shpejte per te shpetuar njerezit – jeta eshte me e rendesishme se gjithçka – dhe shuar zjarrin ne Nj. 7, Tirane! I kam kerkuar ekipit te nise menjehere hetimin mbi burimin e zjarrit! Momentalisht po behet kqyrja e cdo hapesire e pajisjeve ne godine! SI gjithnje, BT do ndihmoje me grant per cdo familje qe ka demtime orendi dhe elektroshtepiake! Operacioni vijon..