Ja çfarë tha Nazime Visha pas daljes nga burgu

524
Ditën e sotme, presidenti Bujar Nishani dekretoi faljen për Nazime Vishën, e cila akuzohej për “Vrasje me paramendim”. Pak çaste më parë 22-vjeçarja ka lënë burgun. Ajo ka falenderuar të gjithë personat që kanë ndihmuar në lirimin e saj. Gjithashtu, ajo është shprehur se do të nisë menjëherë shkollën. Ajo është pritur nga gjyshja dhe familjarë të saj. E pyetur nga gazetarët e pranishëm, Nazimja nuk ka harruar të falenderojë ata që mundësuan lirimin e saj nga burgu. “Falenderoj ministrin e drejtësisë, Eni Vasilin, Ismail Kadarenë, drejtoreshën e burgut dhe gjithë ata që më kanë ndihmuar’­ ka thënë Nazimja.
Presidenti Nishani fal Nazime Vishën.
Sigal