Ja 8 zonat e banuara, ku do të ngrihen qendrat e depozitimit të plehrave të importit

649
BERAT: Do të ngrihet qendër dhe impiant kryesor plehrash me kapacitet 1 milionë ton/m3 plehra në vit, me sipërfaqe 23 hektarë. Po kështu do ngrihen dy qendra ndarjeje të llojit të plehrave, me sipërfaqe nga 8 hektarë. 

KORÇË: Do të ngrihet impianti gjigant i plehrave në Maliq, me kapacitet 1.5 milionë ton/m3 plehra në vit, me sipërfaqe 33 hektarë, 17 hektarë nga të cilët do të shërbejnë si qendra grumbullim-ndarjeje për llojet e plehrave. 

SHKODËR: Do të ngrihet një impiant qendror me 9 hektarë dhe me kapacitet 1.8 milionë ton/m3, si dhe 2 qendra për ndarjen e llojit të plehrave, me nga 7 hektarë secila. 

VLORË: Do të ngrihen 2 impiante gjigante, me kapacitet 1.9 milionë ton/m3 plehra në vit dhe me sipërfaqe prej 46 hektarë, brenda të cilave do të jenë dhe 4 qendrat e ndarjes së llojit të plehrave, me nga 6 hektarë secila. 

ELBASAN: Do të ngrihen 2 qendra kryesore përpunim-depozitimi plehrash, me sipërfaqe 29 hektarë dhe me kapacitet nga 1.2 milionë ton/m3 plehra në vit, si dhe 3 qendra për ndarjen e llojit të plehrave.

TIRANË: Do të ngrihen 4 qendra plehrash, me sipërfaqe 42 hektarë dhe me kapacitet 2.6 milionë ton/m3 plehra në vit, brenda të cilave do të jenë edhe 6 qendra ndarjeje të llojit të plehrave, me nga 4.5 hektarë secila.

GJIROKASTËR: Do të ngrihen 2 qendra plehrash me sipërfaqe 17 hektarë dhe me kapacitet 1.3 milion ton/m3 plehra në vit, brenda të cilave do të ketë 2 qendra ndarje të llojit të plehrave, me sipërfaqe nga 3.2 hektar secila.

LEZHË-SARANDË: Do të ndërtohet nga 1 qendër plehrash, me sipërfaqe 7 hektarë secila dhe me kapacitet 750 mijë ton/m3 plehra në vit, si dhe nga 2 qendra ndarjeje të llojit të plehrave, me sipërfaqe nga 3.3 hektarë secila.
Sigal