Berisha: Në Shqipëri po dyndet qumështi serb, fermerët shqiptarët po therin lopët

222
Sigal

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaroi se Edi Rama përmes ‘Ballkanit të Hapur’ po rrënon fermerin shqiptar. 

Në Shqipëri, tha Berisha nga Lushnja ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”, Elton Bano, po dynden produktet serbe, sepse Edi Rama ka hequr çdo barrierë doganore.

“Ne nuk kemi asnjë kufi me Serbinë dhe Edi Rama si vasal i Vuçiçit heq doganat, tarifat dhe çdo gjë me Serbinë. Një vend me një bujqësi shumë herë më të investuar se bujqësia shqiptare, subvencionon shuma të mëdha për fermerët e vet dhe në këtë mënyrë shuhen prodhimet tona dhe bëhet e pamundur konkurrenca në treg për fermerët shqiptarë. Me dyndjen e qumështit serb, fermerët kanë nisur të therin lopët e racës dhe kjjo është një fatkeqësi e vërtetë familjare për ata, por është një fatkeqësi e vërtetë kombëtare për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Berisha.