Besim Ndregjoni: Grevat e urisë janë përdorur politikisht nga PD dhe PS

482
Besim Ndregjoni, President i Unionit të të përndjekurve politik e konsideron të rëndësishëm rikthimin e ish-të burgosurve në vendin ku pesë vite më parë u ngujuan në grevë urie për të kërkuar të drejtat e mohuara nga politika. Por në këtë ditë Ndregjoni deklaroi se nuk do të mund të jetë i pranishëm për shkak të një angazhimi të përcaktuar më herët. Bëhet fjalë sipas tij për pjesëmarrjen në përvjetorin e vdekjes në burgun e Burrelit të Nik Pjetër Beçit. Për të përkujtuar ish-të dënuarin Nik Pjetër Beçi, është organizuar një takim në malin Kolaj. Por Besim Ndregjoni ka një mesazh për të gjithë. Ai thotë se grevat e urisë të ish –të përndjekurve janë shfrytëzuar politikisht ngë të dyja forcat politike, si PD ashtu dhe PS. Më tej ai shton se edhe sot si PS-ja të cilën e konsideron vazhdimësi të stalinizmit dhe PD vazhdimësinë e Katovicës, vazhdojnë të bëjnë lojëra. Gjithçka thotë ai është fasadë. Sipas Ndregjonit, PD 16 vjet në pushtet nuk bëri asgjë për shtresën e të përndjekurve. Ai shton se partitë janë marrë me meskinitete, gjëra bajate dhe të neveritshme. Sot, thotë Ndregjoni, nuk ka asnjë forcë politike që të mendojë për shtresën e të përndjekurve politikë. Në fund ai shton se klasa aktuale politike duhet të zhduket nga skena politike.
Sigal