Ja 36 drejtorët që kanë probleme me drejtësinë

1816
Disa ditë më parë, Gazeta “Telegraf” publikoi skandalin, që drejtori Rajonal i Tatimeve në Qarkun e Korçës kishte plotësuar moshën e daljes në pension, por as largohej me dëshirë sipas ligjit dhe as institucioni nuk e largonte nga detyra dhe nga administrata shtetërore, pra nga vendi i punës, madje e kanë “graduar” edhe Nëndrejtor të Përgjithshëm të Tatimeve. Reagimet kanë qenë të shumta nga qytetarë e sidomos nga individë të cilët qëndrojnë pa punë për shkak të preferencave politike, të lidhjeve nepotike dhe të pazareve me vendet e punës të cilët si në çdo pushtet edhe në pushtetin e “Rilindjes” janë piketuar e dhënë shpërblim ose janë shitur sipas preferencave e interesave të ministrave, drejtuesve të lartë politikë, deputetëve dhe shtetarëve e drejtuesve politikë lokalë të partisë në pushtet. Për vendet e punës është folur shumë, janë bërë shumë gjyqe, janë fituar shumë prej tyre, po paguhen miliona lekë paga mujore për ata që kanë fituar gjyqet, por problem mbetet prezent. Çfarë vazhdon të ndodh?
Korça në krizë për drejtues, qeverisja rajonale me 4 drejtor të komanduar
Korça po qeveriset me drejtorë të komanduar prej pushtetit qendror, ndërkohë që duket se loja e komandim ç’komandimit të tyre është bërë e po vazhdon të jetë “modë” që ndiqet rregullisht e privatisht prej atyre që kanë në dorë kontrollin e pushtetit në këtë Qark që mbulon katër rrethe: Korçën, Kolonjën, Pogradecin dhe Devollin. Historia e shkarkimeve, emërimeve dhe drejtimit me komandime të shumw sektorëve në Korçë, ka marrë përmasa të mëdha. Korça është “parcela” eksperimentale e qeverisjes rajonale lokale me drejtorë të komanduar. Në Korçë, psh., sipas informacioneve që disponon gazeta “Telegraf”, rezulton se përveç drejtorëve pensionistë, përveç drejtorëve në ndjekje penale dhe përveç zyrtarëve të tjerë të lartë të dënuar e në kërkim, por që janë në zyrat e shtetit, ka edhe një numër të madh drejtorësh të komanduar prej 1 e 2 vitesh, të cilët kanë zëvendësuar drejtorë të tjerë, që kanë qenë “viktimë” e luftës së klaneve brenda forcës politike PS, kanë qenë subjekt i ndëshkimit prej drejtësisë për korrupsion, i “gradimit” klientelist në zyrat qendrore në Tiranë, ose të lojës e pazareve të ndërrimit të kolltuqeve brenda listës së drejtoreve në Qark, duke mos ikur nga drejtor, por të komanduar. Aktualisht, në qarkun e Korçës janë të komanduar 4 drejtorë rajonal, konkretisht janë Drejtori Rajonal i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Drejtori Rajonal i Sigurimeve Shoqërore, Drejtori i Bujqësisë dhe Drejtori Rajonal i Tatimeve, i cili është edhe pensionist edhe Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve të Shqipërisë. 
Fakti/ 3100 pensionistë ende në zyrat e shtetit si nëpunës e drejtues
Rasti i pensionistit nga Korça që është ende Drejtor i Komanduar i Tatimeve, nuk është rasti i parë, që në administratën shtetërore, madje në drejtimin e zyrave dhe të shërbimeve publike mbahen në punë e në funksione të larta qendrore dhe lokale, individë që kanë plotësuar e madje që kanë kaluar dhe tejkaluar me muaj e me disa vite moshën e daljes në pension. Ndërkohë që shumë shqiptarë me profesione e kualifikime, vazhdojnë të rropaten zyrave të shtetit dhe zyrave të punës duke kërkuar punë me lutje e me pagesa nën dorë, në administratë vazhdon të mbahen ata që duhet të ishin në pension. Sipas regjistrave të gjendjes civile dhe dosjeve që disponojnë zyrat e burimeve njerëzore (zyrat e kuadrit) në institucionet shtetërore që nga kryeministria, presidenca, prefekturat, ministritë, policia, ushtria, arsimi, shëndetësia, shërbimet publike, bashkitë dhe këshillat e qarqeve, rezulton se në krejt administratën publike, janë 3112 zyrtarë pensionistë që paguhen si nëpunës me kohë të plotë nga shteti, pra që quhen ende “fuqi punëtore aktive” me dhe pa status të nëpunësit civilë. Nga këta zyrtarë pensionistë, rezulton se 194 janë drejtues qendror në qarqe e nëpër ministri, në shëndetësi, arsim, polici, ushtri e madje deri në kryeministri e presidencë. Ndërkohë që po në administratë, si nëpunës, si punonjës e si drejtues të saj, ka një skedë konkrete sipas të cilës 4300 nëpunës janë “kontingjent” i drejtësisë për korrupsion, për falsifikim dosjesh e për krime të tjera në raport me detyrën dhe jashtë saj. Nga ky kontingjent zyrtarësh të penalizuar, madje edhe të dënuar, rezulton se 117 janë drejtorë institucionesh, jo vetëm nuk nxirren jashtë administratës, por nuk hiqen as nga funksionet si drejtues e madje kanë në dorë fuqinë për të bërë politikat e kuadrit në institucionet ku janë drejtues e zyrtarë të lartë. 
Cilët nga këta drejtues e ish-drejtues rajonalë të Korçës, ka lidhje me “histori” të vjetra e të reja me drejtësinë, klanet, nepotizmin, korrupsionin
1. Albaposta: Fjoalda Strati
2. Albetlekom: Mersivoni Shushi
3. Arkivi Shtetëror: Fjoralba Vukatana
4. Bordi Kullimit: Nexhip Merolli
5. Insp. Ndërtimit: Enver Shahinasi
6. Drejtoria Arsimore: Kristaq Grabocka
7. Dr. Bujqësisë: Arben Malo
8. Drejt. Rrugëve: Nevion Kodrasi
9. Drejt.Punësimit: Florenc Tabaku
10. Sektori Rrugor: Erjon Qelemeni
11. Drejt. Transportit: Guri Meko
12. S. Shëndetësore: Petrika Tollkuçi
13. Policia Tatimore: Genti Alickolli
14. O.S.T: Artur Qeramixhi
15. Drejtoria e Spitalit: Pandi Papando
16. Rezervat e Shtetit: Gezim Spaho
17. Z. R. Pasurive: Raqi Themeli
18. Shëndetit Publik: Edmond Hysenbelli
19. Enti i Banesave: Ilirian Kosta
20. Drejt. Pyjore: Arsen Selimi
21. Inspektoriati Punës: Eris Papa
22. Nd. Konvikteve: Ylli Ndini
23. Ujësjellës: Petrit Tare
24. Ujësjellës Fshat: Vasil Strejovski
25. D. Thesarit: Enslemeva Zaçe
26. D. Sig.Shoqërore: Ana Verushi
27. Drejtori “ALUIZNI”: Ilir Bajlos
28. Agjencia e Mjedisit: Aleksandër Çela
29. D. Kulturës: Edvis Koki
30. Artit Mesjetar: Lorenc Glozheni
31. Peshëmatje: Muharem Meko
32. Shërbim Social: Mariana Lara
33. Dogana Korc ë: Erjona Rafti
34. Mbësht. Rep-1601: Vladimir Beqo
35. Zyra e Përmbarimit: Olta Shkembi
36. Autoriteti Ushqimit: Roland Çela
Shënim i Redaksisë: 
Gazeta “Telegraf” është e hapur, për të publikuar çdo shqetësim e denoncim që kanë qytetarët në raport me administratën publike, duke dërguar në adresën e gazetës prova e fakte që dëshmojnë abuzimet në qëndrimet e drejtuesve lokalë rajonalë të qarkut të Korçës dhe të krejt qarqeve, rretheve, qyteteve e zonave të tjera të vendit, si një kontribut që gazeta jep në shërbim të qytetarit, për t’i thënë “NDAL” revanshit, abuzimeve, padrejtësive dhe korrupsionit të administratën publike e cila nuk kryen punën për të cilën paguhet nga taksat e popullit, por kryen punët e veta. 
Sigal