Italianët spiunojnë shqiptarin/ 30-vjeçari kapet me 18 kg kokainë me vlerë miliona euro. Si e kishte kthyer shtëpinë në laborator droge

120
Sigal

Policia italiane ka vendosur në pranga një 30-vjeçar shqiptar pasi është kapur me 18 kilogramë kokainë. Shqiptari e kishte kthyer shtëpinë ku qëndronte në një laborator droge.

Lëvizjet e shumta të shqiptarit dhe shumë të tjerëve që vizitonin shtëpinë në via Gozzi, për të trafikuar kokainën janë pikasur nga banorët e zonës të cilët e kanë denoncuar në polici.

Përveç shqiptarit në pranga ka rënë edhe një shtetas tunizian, i cili ishte bashkëpunëtor i shqiptarit në trafikun e kokainës. Sipas policisë, nëse droga e kapur do të hidhej në treg për t’u trafikuar do të kapte vlerën e miliona eurove.

Shtëpia e pabanuar, të cilën shqiptari e kishte shndërruar në një laborator të kokainës ishte shndërruar në një qendër e pikëtakimit të personave të ndryshëm.

Pas denoncimit të banorëve, policia ka mbajtur nën vëzhgim shtëpinë duke arrestuar edhe 30-vjeçarin shqiptar dhe tunizianin ndërsa pritet që telefonat e dy të arrestuarve të zbulojnë edhe rrjetin që fshihet pas tyre.

Ndërkaq, 30-vjeçari shqiptar rezulton pa precedentë të mëparshëm penalë ndërsa pritet të dalë ditën e nesërme para gjykatës.