Italia do të ndihmojë Shqipërinë, në rast se vendi ynë përballet me fluks emigrantësh

599
Italia ofron mbështetje në rast se Shqipëria përballet me fluks emigrantësh
Kjo është diskutuar në një takim të zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së shtetit mes Drejtorit të Përgjithshëm Haki Çako dhe Prefektit Giovanni Pinto, Drejtor i Përgjithshëm për emigracionin dhe Kufirin pranë Ministrisë së Brendshme Italiane.
Delegacioni Italian siguroi palën shqiptare se në një rast fluksi të emigrantëve do kontribuojnë në lidhje me pritjen e tyre, kanalizim të informacionit dhe shkëmbim te tij në kohë reale .
Më heret delegacioni Italian pati edhe nje takim me Ministrin e Brendshem Sajmir Tahiri.
Sigal