Itali sjell kërkesën për ekstradimin e shpiptarit të dënuar për dy vrasje

536
Sigal

Autoritetet italiane kanë sjellë kërkesën që të ekstradohet nga Shqipëria në drejtim të shtetit fqinj, Sokol Taçe ose Veap Dehari.

Ky i fundit është dënuar nga Gjykata italiane me burgim të përjetshëm për vrasjen e Astrit dhe Flamur Kolaveri, në Osio Soto të Bergamos në Itali.

Këtë krim të rëndë, sipas hetuesve italianë 50-vjeçari e ka kryer me një person tjetër shqiptar, i cili quhet Almir Haruni.

Sokol Taçe u arrestuar më 3 korrik të vitit të kaluar në Elbasan pas dënimi të marrë nga gjykata italiane. Ai u arrestua nga Policia shqiptare pas 21 vitesh që kishte kryer krimet e rënda në Itali.