Itali/ Kapet me 16 kg drogë në makinë, në pranga 47-vjeçari shqiptar

450
Sigal

16 kg marijuanë, e gjetur në një makinë që është ndaluar
nga karabinierët e Breshias në itali, është sekuestruar.

Automjeti
tip “Fiat Punto’, që drejtohej nga një 47-vjeçar shqiptar është ndaluar gjatë
një kontrolli rutinë në perëndim të Breshias, ndërsa drejtuesi i mjetit,
identiteti i së cilit nuk bëhet i ditur, është vënë në pranga.

Droga
ishte fshehur në një çantë dhe ishte e ndarë në 10 paketime të mbështjella me
celofan.