Shtyhet sërish gjyqi për Arbër Çekajn, avokati: Nuk hapet një CD e sjellë si provë

353
Sigal

Ditën e sotme është shtyrë seanca në gjykatë ndaj biznesmenit Arbën Çekaj dhe dy të pandehurve të tjerë, të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.

Pritet që seanca e rradhës të zhvillohet më 4 mars në orën 11:00. Në seancën e sotme avokatët kërkuar që të hapet një CD, ku Çekaj komunikon me Lushajn.

“Nuk hapet një CD kur Çekaj ka folur me Donald Lushaj”, janë shprehur avokatët gjatë seancës. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 21 vite burg për Arbër Çekajn.

Arbër Çekaj u arrestua në Gjermani dhe pas arrestimit ai kërkoi që të mos ekstradohej, me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta. Ai kërkoi azil në këtë shtet por gjykata e Dyseldorfit vendosi pro ekstradimit të tij.

Çekaj është pronari i kompanisë “Arbri Garden” në konteinerët me banane të së cilës në fund të shkurtit të 2018 u kapën edhe 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia.

Të arrestuar për sasinë rekord që u kap në Durrës në shkurt janë edhe Armando Pezaku shoferi i kamionit dhe Donaldo Lushaj, menaxheri i kompanisë, për të cilët Prokuroria ka kërkuar përkatësisht 13 dhe 14 vite burg.

Nëse pranohet kërkesa për ‘gjykim të shkurtuar’ Çekajt do të vuajë 14 vite burg, ndërsa Pezaku dhe Lushaj, përkatësisht 8.8 vite dhe 10.8 vite burg.