Ismail H. Xhaferri: Kemi shumë hajdutë, nuk mjaftojnë qelitë

771
Nëse që të gjithë hajdutët 
Do kalojnë në sitë 
Këtu nuk mjaftojnë burgjet
Nuk mjaftojnë qelitë.
E di i madh e i vogël, 
Që s’mjaftojnë qelitë,
Se përditë tek ne prodhohen, 
Hajdutë me shumicë. 
Se vitet demokratike,
Janë shumë të mbarë, 
Kjo lukuni me hajdutë, 
Kurrë nuk ishte parë!
Kudo në zyrat e shtetit,
Mbushet plot çanaku, 
Vidh djersë shqiptari,
Vidh edhe nga gjaku.
Vodhën, e sharra në gozhdë
Kurrë nuk u ngeci, 
Vodhën lumë nëpër dogana, 
Vodhën nga Gërdeci.
Grabit gjithë pronat e shtetit; 
Krom, e naftë, e hekur
Ty, o popull shqiptar, 
Ç’gjëmë të ka gjetur!
Që të gjitha t’i grabitën,
Popull shqiptar,
Gjithë armët e Enverit,
I bënë dollarë!
Shpesh bëjnë çarmatosje,
Erdhi kohë e keqe,
Po sërish nuk gjen familje, 
Pa pesë – gjashtë dyfeqe!
Vidh Bulqizën, vidh Patosin, 
Kudo bëhet nami, 
Vodhi deri sa u lodh,
Ardian Fullani! 
Dhjetëra njerëz në atdhe, 
Jetojnë në mjerim,
Me dollarë djali Fullanit
Bythën vetë fshin!
Qindra njerëz në atdhe, 
Në mjerim të thellë,
Me një rrogë Genci Ruli,
Ndërtoi një kështjellë! 
Vodhën, sa u deshi qejfi, 
Ujqërit e zagarët, 
As perandoria turke, 
S’mori sa gjyqtarët!
I morën popullit tonë, 
Djersën edhe mundin, 
Dhe tani me një dorëheqje, 
E kalojnë lumin?!
Nj çudi e këtij lloji,
Asgjëkund s’është parë, 
Juve që jepni dorëheqje, 
Hallall, ç’keni marrë!
Ndërsa fati hallexhinjve, 
Si një varkë në breg,
Shumë familje po ushqehen, 
Me 30 mijë lekë.
Si arrijnë të mbijetojnë,
As vet nuk e dinë, 
Asistenca që iu jepet, 
S’i mban dot me frymë.
Nëse që të gjithë hajdutët,
Ujqër, djaj, çakej, 
Do rikthenin pak nga ç’vodhën, 
S’do kish fukarenj!
Por vështirë në këtë vend,
Tani dhe më hershëm, 
Të gjesh ndonjë budalla, 
Që të jetë i ndershëm!
Gjithë ministrat nëpër vite,
Në luks kanë jetuar, 
Po shikoni kë burgosin, 
Dhe kë kanë dënuar?!
Në çdo cep të Shqipërisë,
Vetëm të pangopur, 
Popullit i kanë lënë, 
Veç ajrin e ndotur!
Pushtetarët në çdo kohë,
Të mirë e të ligj, 
Përmbi fatin e atdheut ,
Janë ulur këmbëkryq!
Edhe zhurma, se vetingu 
Do godasë me pallë, 
Së paku deri tani, 
Më ngjan si përrallë!
Kurrë s’do ketë drejtësi, 
Një prit e një hidh, 
Po qe se nuk vepron ligji,
Njësoj për të gjithë.
Nuk mund të ketë drejtësi, 
Po nuk u vu dorë,
Dhe të plasen nëpër burgje, 
Deshtë me këmborë!
Por ti popull, që shpreson,
Mbushur plot maraz,
Fol e gri sallatë përditë, 
Atyre ….s’u plas
Sigal