ISHP jep detajet: Një fasoneri në Tiranë është mbyllur

738
Sigal

Një fasoneri në Tiranë është mbyllur, ndërsa në kryeqytet numërohen 4 persona të prekur me COVID 19 punonjës të këtij sektori tha përfaqësuesja e ISHP-së, Rovena Daja në përgjigje të interesit të medias

Sa persona konfirmohen me COVID-19 në fasoneri në Tiranë dhe cfarë masash janë marrë?

Që nga fillimi i pandemisë e deri më sot kemi vetëm 4 persona të prekur me COVID 19, të cilët kanë punuar në fasoneri në Tiranë. Inspektoriati Shëndetësor ka vijuar me kontrollet e tij dhe është mbyllur një fasoneri në Tiranë.

Sa raste të reja janë që kanë lidhje me fasoneritë?

Gjatë 24 orëve të fundit kemi patur 4 raste pozitive me COVID19 në Krujë, të cilat kanë lidhje me fasoneritë e këtij qyteti.