Ishin duke u mbytur në det, policia shpëton dy të miturit në Himarë

150
Sigal

Patrulla e plazhit në Livadh, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Himarës, u vjen në ndihmë 2 shtetasve të mitur, të cilëve iu rrezikua jeta, për shkak të dallgëve të larta të detit .

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit, nga shërbimet e planëzuara në plazhe, nga Komisariati i Policisë Himarë, si dhe ato të Policisë Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative për dy shtetas të mitur që ishin futur në det me një gomone plazhi, në plazhin “Livadh”, Himarë, të cilëve, për shkak të dallgëve të larta të detit, po iu rrezikohej jeta dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet, për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë në breg, në gjendje të mirë shëndetësore 2 fëmijët, të moshës 13-vjeçare, të cilët iu janë bashkuar familjarëve të tyre.

Policia e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurtë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital çdo rast të paligjshmërisë.