Ishin aktive prej disa ditësh/ Shuhen vatrat e zjarreve në Elbasan Fier, Vlorë dhe Lezhë

58

Disa prej vatrave aktive të zjarreve në vend janë shuar. Vatrat e zjarrit ishin raportuar në qarqet Lezhë, Fier, Elbasan e Vlorë.

Qendra Kombëtare e Emergjencave Civile njofton se zjarri i rënë në vendin e quajtur Godull, masivi pyjor Seman, në bashkinë Fier është shuar.Por ende në terren janë forcat zjarrfikëse, të cilat po inspektojnë terrenin për të eliminuar çdo lloj mbetjeje zjarri që mund të shkaktojë rindezje të tij.Kryesisht verifikimet po kryhen në ato vende ku ka patur mbetje të drurëve të pishave, të rënë nën ndikimin e kushteve atmosferike në vite, të cilat mund të kenë brenda tyre element zjarri.Nga ana  tjetër po kryhen edhe verifikimet lidhur me shkallën e dëmit nga zjarri. Paraprakisht mendohet se ai ka përfshirë rreth 140 hektarë shkurre dhe pjesë nën kurorë të pishave,  duke mos prekur dhe dëmtuar kurorën e tyre.