Ish Ministri i Brendshëm: Po largojnë pajisjen përgjuese pas ikjes së Tahirit

637
Pas lajmit të ndalimit të një shtetasi izraelit që kishte pranuar se transportonte jashtë Shqipërisë një pajisje përgjuese, ka ardhur reagimi i parë. Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka kërkon ndërhyrjen e prokurorisë sa nuk është vonë. Sipas Nokës “nuk dihet se sa kohe ka operuar kjo pajisje por një gjë është e sigurt që sapo iku Saje Qorri u nguten ta largojne nga Shqipëria këtë pajisje tjetër”. Raportohet se shtetasi i huaj është ndaluar mbrëmë në Rinas dhe është marrë në pyetje nga policia. Ai ka deklaruar se transportonte një pajisje përgjuese dhe dyshohet se ndodhet ende në vendin tonë. Më herët në territorin shqiptar është futur edhe një pajisje tjetër në mënyrë të fshehtë. IMSI CATCHER u fut nga drejtuesit e policisë pa e deklaruar, sipas ligjeve në fuqi.

Reagimi i plotë i ish ministrit të brendshëm. 
Sigal

Skandal.Sot
siguria kombetare ne kete vend eshte term inekzistent.Skandali që provokoi
futja e IMSI CATCHER sot mori permasa te frikshme . Kapet ne Rinas nje shtetas
i huaj ne tentative per te nxjerr jashte vendit nje pajisje pergjimi IMSI
CATCHER .Policia e mban te fshehur qe nga dita e djeshme pasdite Nuk dihet se
sa kohe ka operuar kjo pajisje por nje gje eshte e sigurt qe sapo iku Saje
Qorri u nguten ta largojne nga Shqiperia kete pajisje tjeter.Gjithashtu i bej
thirrje prokurorise te nderhyje urgjentisht ne sekuestrimin e pajisjes sa nuk
eshte vone e te zbardh perdorimin e saj dhe krimin e pergjimeve te bera.