Ish ministri i brendshëm : Pas Lleshajt duhet larguar edhe Ardi Veliu

304
Sigal

Ish-ministri i Brendshëm në kohën e Fatos Nanos, Neritan Ceka, tha në prononcim mediatik se pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm duhet larguar edhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Sipas Cekës, me largimin e Lleshajt, tashmë çdo gjë do të varet nga drejtori i policisë, pasi nëse ai nuk ndërrohet, do të vazhdojë e njëjta situatë dhe policia rrezikon të kthehet edhe në vegël për zgjedhjet.

“Ka qenë Sokol Bare dhe kur desh Nano ta merrte nën kontroll ministrin e Brendshëm e goditi, ashtu si edhe mua. Tani me largimin e Lleshajt, cdo gjë do të varet me drejtorin e policisë, nëse ai nuk ndërrohet, do të vazhdojë e njëjta situatë. E ka kthyer policinë në vegël, që rrezikon të kthehet edhe në vegël për zgjedhje. Ministri i ri i zgjedhur kam përshtypjen se i përshtatet kësaj detyre”, tha ndër të tjera Ceka.