Sigal

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka deklaruar edhe njëherë se e vetmja zgjidhje për të larguar këtë të keqe që ka kapur vendin është revolta popullore.

Ai tha nga studio e emisionit ‘Debat’ në Channel One, se opozita duhet të jetë ajo që të drejtojë popullon drejt kësaj revolte.

‘Rrugëdalja e vetme është përmbysja e Edi Ramës me revoltë popullore. Opozita është e angazhuar në një proces të jashtëzakonshëm të paraqitjes. Sot nuk është më i përfolur pa fakte, ato që opozita i ka thënë i ka faktuar me fakte. Opozita duhet tu nxjerrë frikën njerëzve për t’iu përleshur me këtë qeveri’, deklaroi Berisha.