Ish kryebashkiaku Mziu denoncon heqjen e flamurit kombëtar / ‘Drejtësia duhet të veprojë’

332
Ish kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka reaguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, ku ka denoncuar heqjen e flamurit kombëtar nga bulevardi Blu në Kamëz. Sipas Mziut kjo është një vepër kriminale pasi është bërë me taksat e qytetarëve prandaj drejtësia duhet të veprojë.
Ja postimi i plotë :
#RilindjaHeq_ShkatërronFlamurinKombëtar më të madhin në Shqipëri në bulevardin Blu në Kamëz!
Në vitin 2009 Bashkia Kamëz tek Bulevardi blu vendosi flamurin kombëtar me lartësi 35 ml e madhësi 96 m2, me përmasa 8×12 ml.
Si kudo në Tiranë e Shqipëri, dhe në Kamëz ka një vit që rilindja denigronë veprat kulturore, të artit, sportit dhe simbolet kombëtare.
U tjetërsua funksioni i pallatit të kulturës, u prishë skulptura simbol e qytetit “kalit dhe djalit” në qendër të Kamzës, u prishë fusha sportit në Valias, u shembën 5 shkolla me pretekstin e tërmetit.
Kulmi është heqja e flamurit kombëtar, që bënë të krenohet çdo shqiptar kudo në botë, që është derdhur gjaku i mijëra e mijëra shqiptarëve.
Është kriminale, është bërë me taksat e qytetarëve, drejtësia duhet të veprojë.
Ti pula klloçkë nuk e zhbënë dot Kamzën e as historinë e Kamzës!!
Emëri vendoset duke punuar, ndërtuar dhe jo duke shkatërruar çdo gjë!
Data 25 prill po vjenë dhe do të jet, dita e fitores së PD dhe shqiptarëve dhe e llogaridhënies së këtij sekti kriminal dhe antikombëtar.
Sigal