Ish-kapiteni i kombëtares Cana në mbështetje të Haradinaj

515
Sigal

Ish-kapiteni i
kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka shprehur mbështetjen për ish-kryeministrin
kosovar Ramush Haradinaj të ndaluar nga autoritetet franceze.

Përmes nje postimi në
fb, Cana shkruan se Hardinaj edhe njëherë u përsekutua nga një urdhër arresti
ndërkombëtar të lëshuar nga shteti serb, i motivuar terësisht nga arsye
politike.

Cana thotë se për
akuzat e ngritura nga Serbia, Haradinaj u gjet i pafajshëm dy herë nga
Tribunali Penal Ndërkombëtar!!!

“Ne të gjithë
shpresojmë që gjykata franceze lejojë sa më shpejt zotin Haradinaj të kthehet
pranë familjes së tij”.