Ish-drejtuesit e TEC-it në Fier janë vënë në pranga, në një vit i shkaktuan shtetit 209 mln lekë dëm

505
Sigal

Ish drejtues të TEC-it Fier janë vënë në pranga pasi akuzohen se gjatë peridhudhës 2012- 2013 që kanë qenë në detyrë, në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë favorizuar një firmë në ankandet publike duke i shkaktuar  shtetit një dëm prej 209 milion lekësh.

Në operacionin e koduar “TECI” policia ndaloi 3 shtetas dhe shpall në kërkim 2 të tjerë për akuzën “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim”

NOA

Te arrestuarit

1.Flamur Fejzulla, 49 vjeç, banues në fshatin Peshtan, Fier.( ish Përgjegjës i TECIT Fier).

2.Artem Rusto, 43 vjeç, banues në fshatin Zharëz, Fier. (Ish magazinier pranë TEC Fier)

3.Qemal Vrenozi, 41 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier. (Ish Drejtor pranë TEC Fier).

U shpallën në kërkim

 

1.P.P, 53 vjeç, banues në Tiranë. (Ish Shef i Financës pranë TEC Fier).

2.T.B, 65 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firme private

Policia e Fierit informoi sot (3 dhjetor 2016): “Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë periudhës së viteve 2012-2013 që kanë qenë në detyrë, në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 209 milion lekë si rezultat i ankandeve publike të kryera në atë periudhë ku kanë favorizuar firmën e shtetasit T.B.

Ndaj tyre Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për shtetasin Qemal Vrenozi, ish drejtori pranë TEC-it masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.