Ironia therëse e Ylli Dylgjerit: Kryebashkiakët po dalin sufiçit

580
Sigal

Votimet njëpartiake të 30 qershorit, jo vetëm treguan se janë moniste por edhe tragji-komike. Më shumë vota sesa votues, në të paktën 8 bashki ku ka përfunduar numërimi del ky raport. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe Ylli Dylgjeri. Teksa thotë se votimet janë sufiçit dhe buxhetin difiçit, shton se: ”U bëmë prap si firmat rentiere piramidale: fut 5 të marrësh 7”!

Ja postimi i plotë i Dylgjerit:

Votimet sufiçit, buxhetin difiçit! Rezultatet e votimeve po na gajasin. Me rradhë po dalin fitues kryebashkiakët sufiçit. Me shume votues se pjesmarres! Nga 1000-2000 vota plus per koke kryebashkiaku! U beme prap si te firmat rentiere piramidale: fut 5 te marresh 7! Te na rrojne sa malet Vebite, Sudet, dhe Rama. Votimet i nxjerin sufiç. Buxhetin e nxjerin difiçit.