Inxh. Niko Naska: Projekt sigurie për digat 60-vjeçare !

304
Sigal

Në këtë periudhë shirash të hartohet projekti i plotë i sigurisë të digave

Vendi ynë është një nga vendet me më shumë ndërtime digash në rajon e në kontinent në raport me popullsinë(një digë për 5000 banorë). Shumica e digave është ndërtuar përpara 50 deri 60 vjetësh me projekte të hartuara me kushtet teknike të kohës me kriterin e mosndërtimit të banesave e objekteve të tjera në bjefin e poshtëm të digës, kriter që lidhet me sigurinë e tyre. Sot kushtet kanë ndryshuar pasi vjetërsia ka bërë punën e saj, numëri i shtëpive dhe objekteve në bjefin e poshtëm është shumë i madh, veçanërisht mbas vitit1990 si rezultat i lëvizjes së lirë të popullatës duke ulur së tepërmi sigurinë e digave. Në këto kushte kërkohet një kontroll dhe rivlerësim i sigurisë së digave, kontroll, i cili duhet të bëhet mbi bazën e një metodologjie të menduar e hartuar nga institucionet e fushës. Si bazë për hartimin e sigurisë të digave janë: Përcaktimi i zonës së rrezikuar nga përmbytjet, përcaktimi i numrit të ndërtimeve në këtë zonë. Të dhëna këto që duhet të bëhen nga urbanistët. Përcaktimi i plotës të prurieve dhe krahasimi i saj me plotën e dhënë në Manualin e plotave të dhëna në zonën e çdo dige. Kjo plotë të përcaktohet nga hidrologu. Kontrolli gjeoteknik i digave të bëhet nga inxh.gjeoteknik. Kontrolli i objekteve inxhinjerike të këtyre veprave të bëhet nga inxh.hidroteknik. Mbi bazë të këtyre të dhënave hartohet projekti i plotë i sigurisë të digave. Në këtë periudhë shirash sygjeroj disa masa të shpejta për një siguri të përkohshme: Ulja e nivelit të ujit në rezervuar në kuota të tilla që të mos krijojnë situata emergjente por duke marrë në konsideratë nevojat e ujit për ujitje. Të kryhen masa përforcuese në faqet e digës Rregullimi i shkarkusave etj. Të rritet kontrolli e monitorimi i vazhdueshëm në digë dhe në objektet inxhinjerike të rezervuarve