Intervistë me Ylli Meçe – Sazani nga këndvështrimi i një ushtaraku

Intervistë me Ylli Meçe, një nga ushtarakët e lartë të Flotës – Luftarako – Detare, njëkohësisht dhe ish banor i ishullit të Sazanit.

 

 

Ishulli i Sazanit pa frike mund ta them nëse në atë kohë fillonte një agresion kundër Shqipërisë ai kthehej e bëhej si Kalaja e Krujës, ku turqit lanë kockat dhe nuk e pushtuan e që nuk e pushtuan dot, por lanë kockat përgjatë fortesës së kalasë. Dua të bëj me dije publikun që nuk e njeh këtë ishull, se Sazanit duke filluar që nga perimetri i buzës së ujit e deri në majën më të lartë të tij ishte tërësisht i mbuluar me qendra zjarri me transhe dhe hendek lidhje, kishim 6 bateri artilerie bregdetare sikurse dhe instalime të mbrojtjes kundërajrore.

NOA

Ylli ! _- Ju kini qenë një ushtarak i flotës tonë luftarako – detare për shumë kohë në ishull dhe me siguri e kini marrë informacionin se duke filluar prej muajit shtator të këtij viti, ishulli i Sazanit mbyllet për turistat, sepse mund të fillojnë punimet për ta kthyer atë në një qendër të madhe turistike, për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë. Çfarë mendimi kini?
– Pikë së pari unë e falenderoj gazetën “ Telegraf”, e cila nëpërmjet mendimit tim përcjell në publik dhe qëndrimin apo këndvështrimin tim personal, por dhe të asaj shtrese qytetarësh, të cilët mendojnë si unë. Pra të hidhemi direkt e në temë: – Ishulli i Sazanit historikisht, ka qenë madje dhe ngelet lakmi e të huajve për vet pozicionin gjeografik, i cili i jep dhe një rëndësi po aq të madhe strategjike. E kush nuk ka kaluar nëpër këtë avanpost të Shqipërisë? Sazani ka qenë i marrë në kontroll nga venecianët qysh në mezin e shekullit të XlV, pastaj e morën englezët aty nga fillimi i shekullit të XlX, që e mbajtën të pushtuar për gjysëm shekulli dhe në vitin 1876 jua u dorëzuan Greqisë, e cila dhe kjo e mbajti deri në vitin 1913, sepse me vendim të Këshillit të Ambasadorëve evropianë, Greqia u detyrua dhe dha Italisë, e cila e mbajti nën juridiksionin e vet deri në tetor të vitit 1944, vit ky kur u çlirua dhe Ishulli nga nazi- fashistët dhe u bë për herë të parë në historinë e tij tokë e lirë dhe e shqiptarëve.

Pyetje – Si ka qenë jeta në ishull dhe a ështe e vërtetë ajo që ka thënë E. Hoxha se; pa e mbajtur aspak sekret që ishulli i Sazanit është një fortesë e veshur me hekur e beton nga ku nuk mund të kalojë dot flota sovjetike?

– Po është shumë e vërtetë dhe Enveri nuk gabonte, nuk gabonte, sepse ai bazohej në një realitet të dukshëm të asaj kohe. Ishulli i Sazanit pa frikë mund ta them nëse në atë kohë fillonte një agresion kundër Shqipërisë ai kthehej e bëhej si Kalaja e Krujës , ku turqit lanë kockat dhe nuk e pushtuan e që nuk e pushtuan dot, por lanë kockat përgjatë fortesës së kalasë. Dua të bëj me dije publikun që nuk e njeh këtë ishull, se Sazanit duke filluar që nga perimetri i buzës së ujit e deri në majën më të lartë të tij ishte tërësisht i mbuluar me qendra zjarri me transhe dhe hendek lidhje, kishim 6 bateri artilerie bregdetare sikurse dhe instalime të mbrojtjes kundërajrore. Pa folur këtu për repartet e këmbësorisë ato të radiondërlidhjes, radarëve e deri te akustika nënujore qe interceptonte futjen e mjeteve nënujore. Mbrojtja e ishullit kish formë rrethore që do të thote se nuk gjeje dot shteg për të depërtuar. Dua të theksoj se këtu nuk bëhet fjalë për mbrojtjen e jashzakonshme të ishullit, por te kjo mbrojtje e këtij avanposti në formën e një kështjelle të pakapshme, nga ana tjetër ish dhe një mbrojtje e Atdheut tonë Shqipërisë. Ne aso kohë në një situatë kërcënuese ( para agresioni) një kohë rekord mund të bënim minimumin detar te Mezokanali dhe Kanalit të Veriut që hyn nga Treporti, duke mos e lejuar armikun të kapte Vlorën, pa folur këtu për regjimentin e katrave silurues që në bashkveprim me aviacionin japin goditje me silura dhe predha avionësh. Detyra e jonë në ishull nuk ishte të mundnim armikun që aty. Kjo jo, do të ishte jashtë llogjikës ushtarake, sepse kjo s’mund të bëhej, por ama ne e pengonim dhe nuk e lejonim armikun të futej brenda Gjiut të Vlorës ku përveç nesh ishin në gatishmëri bateritë artileritë të Treportit dhe Karaburunit. Mendoni pakëz…sikur vetëm 4 – deri në 6 orë, ne të vononim zbarkimin armik në bregdet , për ne ish fitore , ishte fitore, sepse për kaq kohë armatosej gjysma e Republikës me forca aktive dhe të afta për t’u futur në luftë. Armiku nuk ishte budalla dhe ai dinte mirë t’i bënte llogaritë dhe ndaj nuk guxonte. Të mos harrojmë se vendet armike ( të cilat i kemi edhe sot) pra ata, aftësitë tona luftarake i testonin vazhdimisht . Me këtë dua të them , se ata testonin por dhe aftësitë tona profesionale, madje armiku na vinte dhe në provë .

Ishulli ka rëndësi strategjike dhe në mënyrë kategorike nuk duhet të jetë kopetencë e K/ministrit, apo ministrive të Turizmit …a ku ta di unë. Ai presidenti ynë të mos rrijë mbi kolltuqe e duke firmosur letra e dekrete, sepse më vjen keq që ka qenë dhe ushtarak dhe ai më shumë se kushdo, ja di më mirë se gjithë të tjerët, vlerën dhe rëndësinë e ishullit nga pikëpamja strategjike. Amerikanët nuk kanë asnjë mik në glob. Ata kane vetëm interesa globale.

Pyetje – Nuk ju kuptoj, si mundesh armiku…t’i vendoste në provë aftësitëe e ushtarakëve të Sazanit ?!

Përgjigjie – E thjeshtë fare ,ai nxirrte një nëndetse e fuste brenda kufijve tanë të 12 milshit detar pra bënte shkeljen kufitare të ujrave dhe vëzhgonte veprimet tona që do të thotë se ne a do e intercepronim dot dhe nëse e interceptonim , a do dilnin anije nga baza në drejtim të saj për ta kontrolluar e verifikuar? Po kështu nëpërmjet intesitetit të punës së radiostacioneve tona në dhënie marrje radiogramesh, ata kuptonin se ishin pikasur. Pra e vrejen me kujdes , që vetëm për një shkelje të kufirit viheshin në provë radarët..aparatet akustike, gatishmëria e anijeve, aftësitë e oficerave tanë të marinës dhe armëve të tjera..etj..etj sikurse më ka ndodhur në një rast me një nëndetse të huaj në janar të vitit 1997 që kur ne ju afruam dhe e verifikuam, vet ata u kapën në befasi, sepse dhe ne lundronim të maskuar pa drita lundrimi pa sinjale dhe në radioheshtje të plotë etj..

Pyetje – A kishte vështirësi në ishull ?

Përgjigjie – Sigurisht që kishim madje shumë. Ne nuk ishim aspak të privilegjuar në raport me të tjerët, ama pr ne në atë kohë nga organet e pushtetit dhe nga vet Ministria e Mbrojtjes tregohej kujdes i madh për familjarët banorët dhe vetë nxënësit e shkollës në Sazan. Ne ujin e merrnim me anije çisternë, deri nga vitet 78-80 drita elektrike jepej me anë të tre motorrave të fuqishëm ( mbas viteve 80 morëm dritë elektrike nga Vlora dhe kablli që u shtrua u prodhua nga uzina e telave Shkoder.) Kujdesi për banorët por dhe marinarë e ushtarë ishte i madh, sepse na i njihnin vështirësitë. Të flasim hapur psh një bashkëmoshatar si puna ime në Vlorë apo në Tiranë dilte në një shëtitje shkonte në teatër ,në kinema, në sport, në një piknik etj etj., pa folur për dasma e ceremonira të ndryshme. Një vlonjat psh që punonte në Tr, i hipte autobuzit dhe i takonte prindërit e vet, ose prindërit mund të shkonin te ai, teksa te ne në Sazan prindërit nuk mund të vinin dot deri në vitin 1978-80 madje dhe atëhere me një leje speciale. Në kto privilegje dhe komoditete nuk i kishim, ama ishim krenarë, sepse i shërbenim popullit tonë dhe ne ishim bijtë e tij që vigjëlonim ditë e natë. Kur them se bëhej kujdes dua dhe të nënvizoj se familjet e oficerave nënoficerave dhe punonjësve të tjerë ishin në mardhënie pune. Në aso kohe kishim rrobaqepsi ushtarake, ente të shërbimit social, kopësht e çerdhe për fëmijë , shkollë për ata që mbushnin moshën e shkollës, madje të gjithë nxënësit kur mbaronin shkollën shteti u jepte bursë. Kjo është e vërteta, sikurse e vërteta tjetër që vitet 90-të i hodhën në mes katër rrugëve banorët e ishullit duke i lënë pa punë e pa shtëpi duke shkatërruar tërësisht mbrojtjen e ishullit sikurse dhe të gjithë Shqipërinë dhe këtyre ish banorëve të Sazanit, shteti i mbas viteve 90-të , të paktën të përkujdesej për ta… e në mos në trajtimin financiar të bënin një konvertim të viteve të punës t’jua quanin vitet për efekte pensioni psh 1: me 1,5 ose..1 me 2, që do të thotë që një rrobaqepse që ka punuar në ishull 10 vjet në Ishull, apo një arsimtare, një këpucar një shitëse etj etj.. t’i njihej vjetërsia me 15…ose 20 vite pune. Sot këta ish punonjës të ishullit janë nga më të braktisurit dhe tërësisht jashtë vemendjes së shtetit. Nuk do ish hata e madhe qe për 3-400 banorë t’u konvertohej vështirësia me vite pune, sikurse e theksova më sipër.

Pyetje – E kini nostalgji ishullin ? Çmendim kini për turizmin atje ?

Përgjigjie – Po nostalgji e kam dhe para pak ditësh kur më intervistoi një gazetare e “Franpress” të Francës u kërkova një shami të fshija lotin që me ra po në atë toke, te shtëpia ime e abandonuar dhe e rrënuar. Kur shkova dhe e pashë të dy u dridhëruam. Dua të theksoj se për deri sa e humbi misionin e vet që i pat ngarkuar historia të paktën të ngelet përsëri ishulli ynë e jo ta marrin të huajt

Pyetje : – Nuk ju kuptoj ku e kini fjalën ?

Përgjigjie- Ishulli meqënëse e humbi atë mision që kish dikur fundja edhe vend turistik të bëhet , ai duhet të ripërtrihet, të gjallërohet e të zbukurohet nga vet shqiptarët dhe jo amerikani Kushner apo kushdo tjetër i huaj. Ishulli ka rëndësi strategjike dhe në mënyrë kategorike nuk duhet të jetë kopetencë e K/ministrit apo ministrive të Turizmit ..a ku ta di unë. Ai presidenti ynë të mos rrijë mbi kolltuqeë duke firmosur letra e dekrete, sepse më vjen keq që ka qenë dhe ushtarak dhe ai më shumë se kushdo, ja di më mirë se gjithë të tjerët, vlerën dhe rëndëesinë e ishullit nga pikëpamja strategjike. Amerikant nuk kan asnjë mik në glob. Ata kanë vetëm interesa globale. Ju e dini mirë që dhe për një qytetar të zakonshëm amerikan , që dhe mund të ketë kryer një vepër penale në çdo shtet të botës…pa lejen e Amerikës asnëj vend nuk e dënon dot. E.Hoxha veproi me mençuri që tokën të cilën dikur e kish Ambasada Amerikane (e qe amerikanët e kishin blerë për 99 vjet ), ai ( Enveri ) , atje nuk ndërtoi asgjë, nuk e privatizoi dhe as nuk e shtetëzoi, por e la ashtu pa vënë aspak dorë mbi të…( Tiranasit e vjeter këtë gjë e dijnë sh.mirë). Pra e kisha fjalën se Ishulli i Sazanit domosdoshmërisht duhet të transformohet vetëm nga biznesmenë shqiptare e jo të huaj. Duke qene se ka karakter strategjik duhet ose të bëhet me referendum popullor, ose me vendim parlamenti, por me këta parlamentarë që kemi ne dhe që janë paisur të gjith me viza amerikane… me siguri janë të gatshëm të japin jo vetëm Sazanin…..por të gjithë Shqipërinë ashtu sikurse bëri Zogu më 1939-tën.

– Ju falenderojmë z. Meçe për këtë intervistë
Ylli – Nderi është i imi, por dhe i juaji !