Me shishen me benzinë në dorë/ Çmendet i riu, tenton të djegë kutitë e votimit

198
Sigal

Një i ri në Njësisë Administrative Libofshë është shoqëruar nga policia e Fierit pasi kërcënoi që të digjte kutitë e votimit. Incidenti mësohet se ka ndodhur pak momente përpara se kutitë e votimit të dilnin nga qendrat e votimit në Agim, njësinë administrative Libofshë.

I riu ka qenë me një shishe me lëndë djegëse në dorë, dhe bëri thirrje që do t’u vinte flakën kutive të votimit. Ndërsa mbante shishen e ndezur në dorë, ai qëndronte përpara mjediseve të qëndrave të votimit.

Ai është ndaluar nga forcat e policisë që ndodheshin në qendër për mbarëvatjen e procesit dhe më pas është shoqëruar në komisariat. Pritet njoftim zyrtar nga policia e Fierit lidhur me ngjarjen.