Institucionet kredidhënëse, ‘shushunjat’ e të varfërve

220
Sigal

“IuteCredit & Co” batërdi me kreditë. Pas denoncimeve të qytetarëve edhe deputetët japin alarmin: Po vidhen shqiptarët, interesa deri në 97%. Pse hesht kreu i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko kur ligji e detyron të marrë masa për të mbrojtur qytetarët, të cilët nga halli marrin kredi dhe përfundojnë të zhvatur e të zhytur në borxhe…

Fondi Beas, IuteCredit dhe një numër tjetër kompanish janë më të akuzuarat nga qytetarët, pasi i zhvasin pak e nga pak.Në Kosovë dhe disa vende të tjera disa prej tyre janë bllokuar, por te ne lulëzojnë nga dita në ditë dhe madje janë shtuar si kërpudhat

1-“IuteCredit & Co” batërdi me kreditë, deputetët japin alarmin: Po vidhen shqiptarët, interesa deri në 97%; duhen masa urgjente

Batërdia me kreditë që jepen nga institucionet mikrofinaciare ka vënë në lëvizje Kuvendin. Në vend operojnë një numër i madh kompanish që japin kredi në vetëm 5 minuta, por që këto 5 minuta kthen në makth më pas për qytetarët, pasi bëhet fjalë për kredi me interesa deri në 30 për qind. Fondi Besa, IuteCredit dhe një numër tjetër kompanish janë më të akuzuarat nga qytetarët, pasi i zhvasin pak e nga pak.Në Kosovë dhe disa vende të tjera disa prej tyre janë bllokuar, por te ne lulëzojnë nga dita në ditë dhe madje janë shtuar si kërpudhat. Duke qenë se kërkojnë vetëm një kartë identiteti, qytetarët hallexhinj drejtohen atje, por janë të pafundëm ata që kanë përfunduar në gjykata dhe që shantazhohen nga përmbarues privatë për shuma qesharake.Mbi këtë situatë, dje Komisioni i Ekonomisë ka zhvilluar një seancë dëgjimore me shoqatën “Mikrofinanca Shqiptare”. Në komision ishin të pranishëm drejtues të kompanive: “NOA” “IuteCredit Albania”, “Fondit Besa”, etj.Deputetët e mazhorancës dhe të opozitës kanë ngritur shumë pikëpyetje mbi mënyrën se si këto kompani japin kredi në vetëm disa minuta. “Si i jepni paratë për 7 minuta? Ku e gjeni besimin? Kredi deri në 200 mijë lekë, shlyerje për 24 muaj, dhe ua miratojmë për 7 minuta, kështu thuhet në njoftimin tuaj?”, pyeti Erion Braçe.Por ai që ju ka dhënë një shuplakë të fortë ka qenë deputeti Vullnet Sinaj, i cili ka zbuluar se si kreditë që japin këto subjekte arrijnë deir në 96.7%. Ai ka treguar një rast personal.“Pata një rast flagrant në shtëpinë time të një punonjëse që ndihmonte nënën time. Një kredi e njërit nga ju, dhe thoni që norma e interesit është 16%, ndërkohë është 96.7%. Keni kredi 181 mijë lekë të reja për 18 muaj dhe 290 mijë lekë, pra 97%, i keni marrë 50 mijë lekë të reja plus taksat e bankës. Unë kam marrë kredi. I di normat e interesit. E di që nuk ia del dot kredi me këto norma. Ia kam paguar unë lekët asaj, se nuk i paguante dot lekët, kjo ka qenë arsyeja. Nëse bëni një biznes me kosto të larta, mos i jepni fare kredi, ulni normat e interesit dhe krijoni mundësi qytetarët që të marrin kredi me norma interesi që mund t’i paguajnë. Normat janë të larta dhe s’duhet të jepni kredi se ato nuk i kthejnë dot mbrapsht. Nuk bëhet biznes apo të shkon poshtë e ardhura kur ajo ka shkaktuar dramë në një familje”, tha ai.Kryetari i Komisionit Eduart Shalsi i akuzoi institucionet se janë duke grabitur qytetarët. Ai u shpreh se duhet të ndërhyhet urgjentisht me norma ligjore. “Çështja është komplekse, duhet të ndërhyjmë që fenomene të tilla të mos ndodhin. Kjo është grabitje. Pse 161 mijë veta aplikojnë në dyert e këtyre institucioneve? A janë të gjitha në këtë nivel. Si mund të jepet kredia për 6 minuta? Se kanë nisur që të japin kredi dhe për 3 minuta”, tha ai.Dramat që kanë krijuar këto institucione janë të shumta, pasi përveç presioneve dhe shantazheve që ju bëhen qytetarëve me telefon, i dërgojnë në gjykatë edhe për 5 mijë lekë. Edhe nw media janw denoncuar në dhjetra raste se si këto kompani vjedhin shqiptarët.


2- Pse hesht Banka e Shqipërisë për amullinë dhe grabitjen e qytetarëve?

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko duket se ka harruar të mbrojë qytetarët nga grabitqarët e institucioneve financiare që u vjelin paratë , ama nuk mungon nëpër konferencat shoë të ngrejë zërin rrejdhshëm me deklarata të mirëshkrua në letër , ku gazetarët janë të privuar të ndërhyjnë me pyetje si për të mos iu prishur terezinë zyrtarëve qeveritarë  të ftuar. Në fund të vitit 2019, arriti në 31 numri i subjekteve financiare jobanka që operojnë në vend, sipas raportit mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, të cilat i ka licensuar.Por përse nuk po kryen  hetimin e plotë të të gjithë dosjeve të aktivitetit ekonomiko-financiar, si idicie e denoncimeve të shumta.

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 161 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, dhe miratim të KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË është miratuar L I GJI Nr. 8269, datë 23.12.1997 PËR BANKËN E SHQIPËRISË, ndryshuar me ligjin: Nr.8384, datë 29.7.1998, me ligjin Nr. 8893, date 25.7.2002 dhe ligjin Nr. 179/2014

Në  KREU III ku flitet për MARRËDHËNIET NDËRMJET BANËES SË SHQIPËRISË DHE BANKAVE TË TJERA NË SHQIPËRI, në Neni 12 theksohet se: Banka  e  Shqipërisë  është  ekskluzivisht  përgjegjëse  për  dhënien  e  licencave  dhe mbikëqyrjen e të gjitha bankave në Republikën  e Shqipërisë. Për të ushtruar këtë aktivitet  Banka e Shqipërisë:

  1. nxjerr akte  normative  dhe  jonormative  për  të  siguruar  qëndrueshmërinë  e sistemit bankar bazuar në ligj dhe për  zbatim të tij;
  2. kontrollon çdo  zyrë  bankare  dhe  këmbimi  valutor,  llogari  bankare  dhe dokumente  të  bankave,  si  dhe  të  subjekteve  të  tjerë  që  kryejnë  veprimtari  bankare me licencë. Ajo merr informacionet e nevojshme në formën e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë.

Neni 65

Agjentët  e  licencuar  të  këmbimeve  valutore,  duke  përfshirë  bankat,  me  kërkesë  të  Bankës  së  Shqipërisë raportojnë  periodikisht  pranë  Bankës  së  Shqipërisë për  operacionet e tyre, duke përfshirë pozicionet e hapura të këmbimeve valutore  sipas  monedhave.  Banka  e  Shqipërisë  duhet  të  përcaktojë  formën  e  raportimit dhe dokumentet shoqëruese që duhet të dorëzohen.

Neni 71

Banka e Shqipërisë ka të drejtë të marrë nga bankat dhe institucionet e tjera financiare  dokumente  ose  informacione  të  tjera  lidhur  me  marrëdhëniet  ndërmjet  secilës prej tyre dhe Bankës së Shqipërisë.

Neni 75

Çdo  shkelje  e  dispozitave  të  këtij  ligji  nga  ndonjë  bankë,  agjenci  këmbimi  valutor,  person,  nëpunës  apo  subjekt  tjetër  juridik  ose  fizik,  do  të  konsiderohet  si  kundërvajtje dhe   dënohet   sipas   ligjit   “Për   sistemin   bankar   në   Republikën e Shqipërisë”.